Fjalë Kyçe

Kusari-Lila publikon raportin e fundit të një Fondacioni në Francë, Kosova shembull për Rajonin

Kusari-Lila publikon raportin e fundit të një Fondacioni në Francë, Kosova shembull për Rajonin

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka publikuar të dhënat e fundit të Fondacionit për Inovacion Politik me bazë në Francë.

Raporti i publikuar e nxjerr Kosovën si shembull për Rajonin, për çka

Kusari-Lila thotë se Kosova është shembull i demokracisë funksionale.

“Fondacioni për Inovacion Politik me bazë në Francë, që bënë matje mbi çështjet politike, ekonomike dhe sociale të shteteve nëpër botë, në raportin e fundit në një sërë çështjesh e nxjerrë shumë mirë Kosovën.
89% e qytetarëve të Kosovës ndjehen se mund të shprehen lirshëm (vendi i parë në Evropë)
79% e qytetarëve të Kosovës ndjehen se ndryshimet mund të bëhen nëpërmjet votës.
73% e qytetarëve të Kosovës besojnë që demokracia funksionon në vendin e tyre.

Kosova, vendi i lirisë dhe demokracisë funksionale. Shembull i rajonit” shkruan Kusari-Lila në reagim.