Fjalë Kyçe

Kush e fitoi bastin? Mozzik dhe Noizy thyejnë rekord me këngën e re

Kush e fitoi bastin? Mozzik dhe Noizy thyejnë rekord me këngën e re

Në mesnatë, u publikua dueti mes Mozzik dhe Noizy-t. “Bonjour Madame” është projekti i parë nga albumi i ri që pritet të sjellë Mozzik, i cili mban titullin “Lamboziki”. Mozzik theksoi se kënga ishte një ndër të preferuarat dhe për këtë arsye vendosi ta publikojë të parën.

Gjatë një live, mbrëmjen e djeshme, dyshja e reperëve vendosën bast për klikimet që kënga do të marrë brenda 24 orëve. Noizy tha se pret që të marrë më shumë se 2.5 milionë klikime ndërsa Mozzik shprehu bindjen se do të marrë më shumë. Por kush e ka fituar bastin?

Deri më tani kënga ka gjeneruar më shumë se 1.2 milionë klikime dhe kanë kaluar 17 orë. Është një rekord duke pasur parasysh faktin se ende nuk janë bërë 24 orë. Por nëse do të arrihet parashikimi i tyre, pritet të shihet gjatë orëve në vazhdim./abcnews.al