Të ftuar në studion e Frontal ishin Adelina Berisha, aktiviste e të drejtave të grave dhe Muhamet Jahiri, ligjërues në Departamenti i Gazetarisë.
Në Frontal me Arsim Lanin u diskutua për atë se kush e nxiti dhunën ndaj gruas rome e për të cilën u tha se i përket një rrjeti kriminal.
E Adelina Berisha nga Rrjeti i Grupit të Grave tha se dhuna dyfishohet për rastin që gruaja në fjalë i përkiste një komuniteti dhe po ashtu sepse ishte grua.
“Shqetësimi është edhe më i madh sepse ajo i përket edhe minoriteteve. Është dhunë ndaj një gruaje por edhe një personi që i përket komunitetit minoritar. Mendoj që faji është te të gjithë ne sepse duhet të mësohemi të respektojmë të drejtat e të tjerëve”
Berisha më tutje tha se e njëjtë po të ishte mashkull nuk do të ndodhte sulmi fare.
Ndërkaq, Muhamet Jahiri tha që mungon profesionalizmi në raportim për rastet e tilla.
“Të gjithë mund të jenë pre e postimeve në media. Mirëpo gazetarët duhet të verifikojnë faktet. Këtu nuk duhet që pa një deklaratë të policisë të raportojmë në atë mënyrë. Ky përveç që është fake neës, aty ka edhe elemente hiperbolizuese. Prandaj shqetësimi është se lajmi merr edhe një përmasë të alarmimit në shoqëri dhe këtu bëhet fjalë për jo profesionalizëm.”
Berisha më tutje theksoi se gratë janë gjithmonë më të sulmuarat në Kosovë.
Gratë janë shumë të pasigurta në Kosovë. Në rrugë, në shkolla, në shtëpi, në spitale mundeni me i pa edhe vet lajmet se sa shkelet dinjiteti i grave. Kjo është fatkeqësi. Duhet të alarmohemi dhe ti ndryshojmë mendimet që i kemi për gjinitë e orientimin seksual e po ashtu edhe për etnitë.
Ajo ka shtuar se me pak fakte gratë linçohen në shoqërinë kosovare.
Berisha nga RrGK tha se dhunën ndaj gruas rome e kanë nxitur disa faktorë dhe se kjo tregon për problemet që ekzistojnë në shoqërinë në Kosovë.
Mendoj që një faktor racizmi ka ndikuar që me u besu që personat e tillë kanë tendenca me e sulmua. Ka pas edhe homofobi pasi që është raportuar se ka qenë një burrë që vishet si grua. Disa problematika u shfaqen për me na i tregu disa probleme qe i kemi si shoqëri. Sepse ne kemi çdo ditë zonja me grim e çanta që nuk atakohen.
E si zgjidhje për këtë Jahiri tha se është i nevojshëm edukimi medial.
Në rrethana të tilla unë mendoj që është e padiskutueshme që këta të rinj nuk mundet të fajësohen e as të shfajsohen vetëm se duhet të krijojmë parakushte që këto të mos ndodhim. Meqë ndikimi i mediave është kaq i madh duhet edhe një edukim i të rinjve për mediat e për rrjetet sociale.