Jose Mourinho se mosha dhe aftësia e mrekullueshme e bëjnë Kylian Mbappen futbollist më të vlefshëm se dyshja e famshme e futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Ylli i Paris Saint-Germainit e ngriti verës trofeun e Kupës së Botës, e fitoi dy herë titullin e Ligue 1. Ai i shënoi 55 gola në ligën franceze dhe është votuar si i katërti në garën për Topin e Artë, transmeton Gazeta Express.
Ish-trajneri i Manchester Unitedit beson se mosha e re e Mbappes e bën dallimin në vlerën e tij, e cila, sipas portugezit, është më e lartë se e kapitenit të Barcelonës, Messit 31-vjeçar, dhe yllit të Juventusit, Ronaldos 34-vjeçar.
Mourinho mendon se francezi mund të jetë më i vlefshëm sesa të gjithë futbollistët e tjerë në botë, madje edhe më i vlefshëm se bashkëlojtari i tij në PSG, Neymar, i cili është lojtari më i shtrenjtë në botë.
“Për një lojtar si Mbappe, kur ti flet për të ardhmen, nuk ke nevojë të thuash se si do të jetë ai pas pesë apo dhjetë vjetëve. Vetëm përqendrohu te e tashmja. Ai është me të vërtetë i mrekullueshëm”, ka thënë Mourinho.
“Mendoj se duke e vlerësuar nga mosha e tij dhe duke e marrë parasysh moshën e Cristianos, Messit, që dy janë mbi 30 vjeç. Pastaj, Neymari është 27-vjeçar. Mosha është gjithashtu faktor. Mendoj se Mbappe është lojtari më i vlefshëm në botë”.
“Sa i përket cilësisë, ai është i pabesueshëm. Një fjalë është e mjaftueshme. Kjo do të thotë gjithçka”.