Fjalë Kyçe

Kush e vizitoi Konjufcën sot në Kuvend që e gëzoi pa masë?

Kush e vizitoi Konjufcën sot në Kuvend që e gëzoi pa masë?

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pasur një vizitë të vecantë në ambientet e Legjislativit të Kosovës.

Atë sot në ambientet e Legjislativit e ka vizituar mësuesi i tij i parë, Hamdi Salihu dhe dy ish-shokët e tij të bankës.

“Ne jemi me fat që ishim nxënës të mësuesit Hamdi, një veteran i madh i arsimit. Në vitin 1952 ai ishte nxënës i poetit tonë të shquar – Din Mehmetit. I frymëzuar nga ai mësuesi ynë shkroi me qindra vjersha për fëmijë dhe poezi. Vjershën e tij të parë e botoi në revistën e mirënjohur për femijë, Pionieri, në vitin e largët 1954”, ka shkruar Konjufca.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

U gëzova pa masë nga vizita e mësuesit tim të parë, Hamdi Salihu, në Kuvend. Me të ishin edhe dy shokët e mi të bankës, Alban Avdiu e Besnik Reçica.

Ne jemi me fat që ishim nxënës të mësuesit Hamdi, një veteran i madh i arsimit. Në vitin 1952 ai ishte nxënës i poetit tonë të shquar – Din Mehmetit. I frymëzuar nga ai mësuesi ynë shkroi me qindra vjersha për fëmijë dhe poezi. Vjershën e tij të parë e botoi në revistën e mirënjohur për femijë, Pionieri, në vitin e largët 1954.

I falënderoj shokët e mi, Albanin e Besnikun, që para ca ditësh ia botuan mësuesit Hamdi vjershat e tij në 4 vëllime.

I dëshirojmë mësuesit tonë të dashur 83 vjeçar jetë të gjatë dhe suskese të mëtejme në veprimtarinë e tij!

Urime 7 Marsi!