Fjalë Kyçe

Kush është “Korrieri” që përmes BKT-së dërgonte paratë e pista nga Zvicra dhe Panamaja

Kush është “Korrieri” që përmes BKT-së dërgonte paratë e pista nga Zvicra dhe Panamaja

Një grup kriminal në Itali, i cili dyshohet se operonte kryesisht në zonën Brescia, përdorte Bankën Kombëtare Tregtare (BKT) për dërgimin e parave të krimit në Shqipëri, për të blerë më pas pasuri të paluajtshme apo investuar në kompani.

Prapaskena mëson se pjesë e këtij grupi kriminal ishte edhe i famshmi Gëzim Sadiku, i dëbuar vitin e kaluar nga Italia si një person i padëshiruar dhe tepër i rrezikshëm.

Gëzim Sadiku është skeduar nga autoritetet italiane për vjedhje të makinave luksoze, për trafik droge, për mashtrim, evazion fiskal, falimentim të rremë, posedim të armëve të zjarrit etj.

Sipas një dosje që autoritetet italiane kanë sjellë në Tiranës, Gëzim Sadiku ishte pjesë e një grupi të rrezikshëm i cili vidhte makina luksoze në Itali, duke i shitur më pas në Shqipëri dhe Rumani, dhe fituar kështu miliona euro.

Sipas dosjes penale, Gëzim Sadiku i dërgonte paratë në Shqipëri me anë të BKT-së. Paratë dërgoheshin nga Panamaja dhe Zvicra, dy parajsa fiskale.

Në 23 korrik 2014, Sadiku ka dërguar në Shqipëri përmes Bankës Kombëtare Tregtare BKT rreth 200 mijë euro, ndërsa në 24 korrik 2014, ka dërguar 242 972 euro.

Paratë e krimit Gëzim Sadiku i investonte dhe i kamuflonte edhe në një kompani të quajtur GSA-SALLAKU, me nipt: K81729501R, me objekt eksport dhe tregtim të energjisë elektrike, gazit natyror, makinave etj.

Nga viti 2011 deri në vitin 2014, ka kamufluar në këtë kompani mbi 1 milionë euro para të pista. Vetëm vitin e kaluar, prokuroria arriti të zbatonte ligjin anti-mafia duke i bllokuar një pjesë të pasurive bosit të krimit në Itali, Gëzim Sadiku.

Janë sekuestruar vila, kompani, makina luksoze, apartamente, garazhe dhe pasuri të tjera., me vlerë miliona euro.