Majlinda Zeka është një ndër femrat më të komentuara në shoubiz.
Kjo sidomos për shkak të linjave trupore që i ekspozon me krenari në rrjetet sociale, shkruan “Kosovarja”.
Sa i përket jetës private siç dihet Majlinda dikur ishte e dashura e reperit kosovar Majkut, ku nga lidhja e tyre kanë një djalë të quajtur Roan.
Ndonëse Majku është përfolur shpesh për lidhje të reja pas ndarjes, Majlinda në anën tjetër e ka shijuar jetën me shoqëri.
Por, mbrëmë siç duket ka qenë në shoqërinë e një mashkulli të cilin po e mban mister.
Ajo postoi një foto nga darka po që personin nuk e zbuloi.
Ndërkohë që ajo mori vëmendje të madhe me rregullimin në pamje.