Fjalë Kyçe

Kush është personi i maskuar femër që po tmerron qytetarët e Malishevës dhe Prizrenit

Kush është personi i maskuar femër që po tmerron qytetarët e Malishevës dhe Prizrenit

Në rrjete sociale janë shpërndarë disa fotografi të një personi të maskuar si femër, për të cilin po thuhet se ka rrëmbyer disa fëmijë.

Personi i maskuar femër është parë në Prizren dhe Malishevë, andaj është kërkuar që të kihet kujdes ndaj tij, shkruan lajmi.net.

Mes tjerash në rrjete sociale është thënë se personi në fjalë nuk është i vetëm, ndërsa thuhet se ka theks të të folurit nga Shqipëria.

Fotografitë e bërë shfaqin personin e mistershëm në qytetin e Malishevës dhe në stacionin e autobusëve në këtë qytet.

Lajmi.net ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi për të marrë detaje në lidhje me rastin.

Gashi tha deri tani policia e Prizrenit nuk ka ndonjë informacion në lidhje me rastin në fjalë dhe personin në fjalë.

“Nuk kemi ndonjë informatë të kësaj natyre”, ka thënë shkurt ai.