Fjalë Kyçe

Kush është portieri që ia shpëtoi jetën një kosovari në plazhin e Velipojës?

Kush është portieri që ia shpëtoi jetën një kosovari në plazhin e Velipojës?

Eldi Hasani është heroi i momentit gjithandej.

 Portieri i Vllaznisë së Shkodrës, ka bërë një akt heroik, duke i shpëtuar jetën një pushuesi në plazhin e Velipojës.

Shqipëria gjatë ditës së sotme ka qenë e përfshirë nga një mot i ligë, sidomos në pjesën veriore.

Stuhi e valë të mëdha kanë shpërthyer në det. Më i prekur ka qenë bregdeti i Velipojës, që shquhet për numër të madh pushuesish kosovarë.

Një turisti nga Kosova, jetën ia ka shpëtuar Eldi Hasani.

Eldi Hasani, është portier i Vllaznisë, dhe gjatë verës punon si vrojtues plazhi.

Eldi ka zgjedhur të jetë hero, jo vetëm duke mbrojtur portën, por edhe duke shpëtuar jetë.