Fjalë Kyçe

Kush i financon xhamitë e Kosovës? Flet ish-zyrtari i EULEX-it

Kush i financon xhamitë e Kosovës? Flet ish-zyrtari i EULEX-it

Avokati finlandez, Simo Pietiläinen, kishte punuar në Kosovë gjatë misionit të EULEX-it.

Ai në një gazetë të vendit të tij, ka treguar përvojën e tij katër vjeçare gjatë qëndrimit në Kosovë.

Avokati finlandez ka thënë se shtetet si Katari dhe Turqia, e kanë rritur ndikimin në Kosovë. Sipas tij, për çështjen e islamizimit, këto dy shtete po i financojnë xhamitë që ndërtohen në Kosovë.

“Turqia ka forcuar vazhdimisht pozicionin e saj, veçanërisht në Kosovë. Në mënyrë të ngjashme, vendet islamike si Katari, i cili vazhdimisht po financon ndërtimin e xhamive të reja dhe mbështetjen e grave me “mbulesa”, ka thënë Pietiläinen.