Fjalë Kyçe

Kush ia prishi tortën e ditëlindjes Nysret Muçiqit?

Kush ia prishi tortën e ditëlindjes Nysret Muçiqit?

Kryefamiljari i familjes Muçiqi sot po feston ditëlindjen.

Këtë ditë të rëndësishme të Nysret Muçiqit po e përjetojnë e gjithë familja, duke e uruar me fjalët më të mira që i meriton, shkruan “Kosovarja”.

Vajza e tij Albiona në rrjetin social Instagram, ka lëshuar disa foto duke uruar babain për ditëlindje.

Po ashtu fëmijët e surprizuan me një tortë të veçantë, dhe me mbishkrimin “Urime babi, të duam”.

Por, kur ke nipa e mbesa të ndodh e papritura, madje përballesh edhe me prishjen e tortës.

Ndërkohë, Nysreti një gjysh kaq i dashur saqë nuk ia prishi qejfin mbesës së tij të parë Amelies teksa shihet në disa foto që ia ka prishur tortën nga dëshira për t’a shijuar sa më shpejtë.