Hetime për disa persona në Kosovë kishin nisur shumë kohë më para autoritetet gjermane. Këta të fundit kishin futur nën llupën e tyre disa kosovarë nga Prishtina e Ferizaji nën dyshimet se po i mashtronin shtetasit e tyre. ata udhëtuan në Kosovë ku bashkë me policinë kryen operacionin. Nga aksioni gjermano-kosovarë u arrestuan të arrestuan Betim Tashollin 31 vjeç, Azem Spahiun 26 vjeç dhe Egzontin Murturi 31 dhe u konfiskuan shumë para të dyshimta, vetura, ora e gjësende të tjera. Express, ju sjellë detaje të aksionit që mori vëmendjen e shume personave dje
U shënjestruan gjashtë lokacione, dy në Prishtinë e katër në Ferizaj. Në të gjitha këto, target i policisë ishin tre persona. Të tre këta po dyshohet se janë marrë me ‘Pastrim të parave”.
Por hetimet për këtë çështje i kanë nisur zyrtarë nga Prokuroria Gjermane me dyshimin se të njëjtit që një kohë po i mashtronin shtetasit e tyre duke i shfrytëzuar kompanitë e qendrave të thirrjeve që janë hapur së fundmi në Kosovë. Përmes këtyre kompanive të njohura si ‘Call Center’, këta kosovarë po dyshohet se kanë mashtruar me produkte shtetasit gjermanë.
Por që operacioni të jetësohej, policia gjermane ka kërkuar ndihmën e policisë kosovare. Kjo e fundit i ka asistuar në arrestime hetuesisë kosovare gjatë ditës së djeshme në aksionin e nisur në mëngjes e që kishte zgjatur deri në orët e vona të mbrëmjes të së martës.
U arrestuan tre persona. Express, ka arritur që t’i sigurojë emrat e tre të arrestuarve të djeshëm.
Bëhet fjalë për Betim Tashollin 31 vjeç, Azem Spahiun 26 vjeç dhe Egzontin Murturi 31 vjeç. Të tre këta janë intervistua gjatë ditës së sotme nga ana e Prokurorisë derisa janë duke qëndruar në ndalim.
Gjatë aksionit policia e Kosovës janë sekuestruar: 63/foldera me dokumentacione të ndryshme në lidhje me aktivitetin e bizneseve të një kompanie
.Janë konfiskuar një numër i madhe i hard-disqeve të kompjuterëve, USB dhe pajisjeve tjera elektronike të cilat ekspertët e fushës i kanë konsideruar të nevojshme për t’u ekzaminuar .
Janë sekuestruar gjithsej edhe 6296,50 euro.12/orë dore të llojeve të ndryshme si Armani, Rolex, Festina, Fossil, Svatsh, Boss.
Një veturë e tipit Porshe.Një mortor i tipit Yamaha.Me vendim të Prokurorit të prokurorisë speciale të dyshuarve u janë ngrirë të gjitha llogaritë bankare biznesore dhe ato personale.
Po ashtu u janë ngrirë 8 parcela tokësore prona të të dyshuarve, këtu hyjnë edhe dy shtëpi banimi, të cilat gjenden në lagjen Marigona në Çagllavicë. Pasi të dyshuarit nuk janë gjendur në shtëpitë e tyre, janë urdhëruar që të paraqiten pranë autoriteteve për t’u intervistuar në ditët në vijim.