Fjalë Kyçe

Kush po ia nxin jetën Rinës?

Kush po ia nxin jetën Rinës?

Rina tregon personin që ia nxin jetën

Rina Balaj është emri më i ri i estradës e cila me të shpejtë u bë e famshme dhe përbën lajm për detajin më të voglin.

Tanimë të ëmblën Rinë e duan një pjesë e konsiderueshme e publikut, të cilën e kanë pranuar ashtu siç është prezantuar tek ata, shkruan Kosovarja.

Zakonisht këngët e Rinës i gjejmë tek secili, dhe duhet pranuar që simpatizohet aq shumë sa kjo ia ka imponuar edhe agjendën e stërngarkuar.

Të gjithë e dinë që estrada është mbushur me plot fytyra e këngëtarë të rinj, por Rina ani pse hyn në këtë rend ia ka dalë që asnjë mbrëmje mos ti shkojë kot dhe të ketë angazhime kudo.

Në secilën mbrëmje e shohim në vende të ndryshme duke perfomuar, madje edhe në diasporë kjo sepse po njihet tani për perfomanca të veçanta ku edhe po afron audiencën çdo herë e më shumë afër saj.

Përkundër kësaj, kjo nuk do të thotë që ajo nuk gjen kohë për darka dhe rrethin e saj, ku edhe së fundi u pa me shefin e saj duke pushuar në një restuarant luksoz.

Ani pse është ai që ia nxin jetën, ajo përsëri mbështetet tek ai dhe shfaqet shpesh me të.