Fjalë Kyçe

Kush po merr pjesë në takimin Rusi-Ukrainë, a ndodhet aty presidenti Zelensky?

Kush po merr pjesë në takimin Rusi-Ukrainë, a ndodhet aty presidenti Zelensky?

Delegacioni ukrainas ka mbërritur në kufirin ukrainas-bjellorusi për bisedime me përfaqësuesit e Rusisë.

Zyra e presidentit ukrainas tha se çështja kryesore e bisedimeve është një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e trupave nga Ukraina.

Por kush po merrë pjesë në këtë takim?

Nëpërmjet mediave ruse zëdhënësi Dmitry Peskov tha dje se delegacioni rus përfshinte përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe departamenteve të tjera, përfshirë administratën presidenciale.

Ndërsa, Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka njoftuar se pala ukrainase përfshinë Ministrin e Mbrojtjes, këshilltarin e shefit të zyrës së presidentit, zëvendësshefin e parë të delegacionit të Ukrainës dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme.

Takimi mes delegacioneve rus dhe ukrainas në kufirin me Bjellorusinë erdhi pasi palët ranë dakord dje për negociata pa parakushte.