Ka nisur Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Në këto momente në Kuvendin e Kosovës është zgjedhur komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandatit të deputetëve.
Nga Lëvizja Vetëvendosje, anëtare e këtij komisioni është propozuar Albulena Haxhiu, ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës Armend Zemaj.
Nga PDK është propozuar Ganimete Musliu, nga koalicioni AAK-PSD Rasim Selmanaj, Lista Serbe, Slavko Simiq dhe Nisma-AKR-PD, Albulena Balaj-Halimi.
Në këtë seancë pritet të bëhet betimi i deputetëve të rijnë, si dhe të zgjidhtë kryetari dhe nënkryetaret.