Fjalë Kyçe

Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës, nesër do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, shkruan Gazeta Alo.

Zyra për Informim ka bërë të ditur se së pari në ora 10:30, do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku edhe do të shqyrtohet kërkesa e 42 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme.

Pas mbledhjes së Kryesisë, në orën 11:00 Kuvendi pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme. ​

Deputetët nënshkrues kanë kërkuar që Kuvendi të diskutojë mbi situatën e krijuar në arsim pas vendimit të SBASHK-ut për të refuzuar kompensimin e orëve të humbura, përkatësisht së paku 15 njësi mësimore gjatë grevës 3 javore nga 14 janari deri me 1 shkurt 2019./Gazeta Alo/