Ismet Beqiri e ka vlerësuar kuvendin zgjedhor të LDK-së që u mbajt dje si një dëshmi të vlerave, kulturës e tolerancës.
Ai ka uruar edhe kryetarin e rizgjedhur Isa Mustafa dhe anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të këtij subjekti.
“Kuvendi i IX-të zgjedhor i LDK-së, dëshmi e vlerave, kulturës, tolerancës dhe mirëkuptimit. Urime rizgjedhja Kryetarit Isa Mustafa dhe anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm. Të bashkuar për dhe rreth LDK-së”, tha ai.
Ndryshe, Mustafa u rizgjedh në krye të LDK-së për herë të tretë, ndërsa ish-kryetari i kësaj partie, Fatmir Sejdiu e shprehu hapu pakënaqësinë e tij pasi nominimi i tij u mohua nga votat e delegatëve.