Fjalë Kyçe

Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që seanca e jashtëzakonshme me kërkesë të 40 deputetëve lidhje me rastet e fundit të keqpërdorimeve do të mbahet sot në ora 12:00.

Fokus të veçantë do t’i kushtohet rastit të fundit ndaj të miturës në Drenas.

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, tha se kërkojnë përgjegjësi institucionale nga përgjegjësit.

“Gjatë këtyre ditëve kemi qenë dëshmitar të në një tragjedie në Drenas për ngacmim seksual dhe abort të paligjshëm dhe kjo ngjarje do të duhej të na thirrte në përgjegjësi sepse kjo është përgjegjësi institucionale këto raste nuk janë të izoluara dhe deri më tani edhe pse kemi qenë dëshmitar të këtyre ngjarjeve kanë kaluar ne heshtje dhe mund të përsëriten”, tha Haxhiu./Gazeta Alo/