Fjalë Kyçe

Kuvendi me seanca të jashtëzakonshme më 5 dhe 6 mars, ja çka do të diskutohet

Kuvendi me seanca të jashtëzakonshme më 5 dhe 6 mars, ja çka do të diskutohet

Deputetja e Partia Socialdemokrate, Shqipe Pantina, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka njoftuar se më 5 dhe 6 mars do të mbahen seancat e jashtëzakonshme me dy kërkesat e opozitës.

Sipas saj, në seanca do të diskutohet për shpenzimet e kremtimit të përvjetorit të pavarësisë dhe për funksionalizimin e KQZ-së.

“Qeveria duhet të japë llogari se si i ka shpenzuar mjetet. Propozuesit kanë propozuar që grupet parlamentare të hartojnë një rezolutë. Për keqpërdorime të tilla dikush të jap përgjegjësi, po ashtu edhe dorëheqje. Kërkesa e dytë është funksionalizmi i KQZ-së, për emërimin e anëtarëve të KQZ-së, është përgjegjësi e presidentit. Kërkesa e jonë është që të thirren seanca të rregullta çdo të enjte, e jo më shumë se 10 pika. Ne kemi 60 pika të rendit të ditës që kanë mbetur nga seancat e mëhershme”, ka thënë ajo, raporton KP.

Ajo ka shtuar se taksa është vendim i qeverisë dhe se taksa nuk është arsye që të rrëzohet kjo e fundit.