Fjalë Kyçe

Kuvendi nuk e miraton rezolutën e AAK-së lidhur me faljen e gjobave gjatë pandemisë

Kuvendi nuk e miraton rezolutën e AAK-së lidhur me faljen e gjobave gjatë pandemisë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë votuar rezolutën lidhur me gjobat gjatë pandemisë.

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka propozuar rezolutën sipas së cilës do të suspendohen gjobat deri sa Kuvendi i Kosovës ta bëjë një ligj për zgjidhjen e çështjes së faljes së gjobave gjatë pandemisë.

“A është legjitime të dënohen dy persona në veturë e mos të dënohen nëpër tubimet tona. Jemi duke folur për 2 milionë euro, a ma shumë, janë 11 milionë që i falët për veri apo dy milionë për këto gjoba? Nuk kemi kërkesë për me e shkelë ligjin, kemi të bëjmë me një masë për të falur gjobat. Të suspendohen gjobat deri kuvendi të bëjë një ligj për zgjidhje të kësaj çështjeje. Ju kërkoj ta votoni këtë rezolutë”, ka thënë Tahiri.