Fjalë Kyçe

Kuvendi nuk miraton deklaratën që dënon ndalimin e deputetit Ptreviq

Kuvendi nuk miraton deklaratën që dënon ndalimin e deputetit Ptreviq

Kuvendi i Kosovës nuk ka mundur të miratojë sonte deklaratën, që dënon ndalimin e deputetit serb, Sllobodan Ptreviç, nga shërbimi sekret serb.

60 deputetë votuan për, kurse një ishte kundër dhe deklarata nuk kaloi, pasi duheshin 61 vota. Kundër deklaratës ishte deputeti i Nismës, Milaim Zeka.

Më datën   8 dhjetor, gjatë kalimit të kufirit Kosovë-Serbi, deputeti i Partisë Liberale Serbe, Sllobodan Petroviq, është ndaluar nga policia serbe, ku është marrë në pyetje nga shërbimi sekret serb (BIA) për më shumë se 4 orë.

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, më datë 12 dhjetor mbajti mbledhje n e radhës ku mes tjerash u diskutua për ndalimin e jashtëligjshëm të deputetit dhe anëtarit të Komisionit, Sllobodan Petroviq.

Për këtë shkak Komisioni Parlamentar për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, nxori një deklaratë nëpërmjet të cilës:

-Dënojnë ashpër ndalimin e paligjshëm të deputetit dhe anëtarit të Komisionit Parlamentar për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve nga policia serbe. Konsiderojmë se ky ndalim bëhet me qëllim të ushtrimit të presionit dhe kërcënimit ndaj punës së deputetit, Slobodan Petroviq.

-Kërkon nga institucionet e Kosovës që të ndërmarrin hapat e nevojshëm që situata të këtilla presioni ndaj deputetëve të mos ndodhin.

-I bëjnë thirrje Zyrës për politikë të jashtme e BE-së, përkatësisht nga përfaqësueses Federica Mogherini, që të ushtrojë presion tek Qeveria Serbe për sqarimet e nevojshme mbi arsyen dhe rrethanat e këtij rasti si dhe presionin në mënyrë që të parandalohen rastet e tilla në të ardhmen, si dhe -Kërkojmë nga institucionet e sigurisë së shtetit të Kosovës që me seriozitet ta trajtojnë këtë rast dhe të ofrojnë siguri për deputetin Slobodan Petroviç dhe familjen e tij, raporton KP.