Kuvendi i Kosovës do t’i kërkojë Parlamentit Evropian një Gjykatë Speciale për krimet e Serbisë në Kosovë, përmes një rezolute që u votua sot në fillim të seancës.
Kuvendi i Kosovës me 69 vota kanë nxjrrë një rezolutë përmes të cilës do t’i drejtohet Bashkimit Evropian, përkatësisht institucioneve të saj, Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian, ku do t’i kërkohet themelimi i një Tribunali Special për krimet e Serbisë në Kosovë.
Pas kësaj Kuvendi, votoi edhe për krijimin e Komisionit që do ta hartojë një rezolutë të tillë, për të cilën, janë pajtuar të gjitha partitë politike në Kuvend, përfshirë edhe ato opozitare.
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se ‘është koha të bëhet një gjë e tillë, për shkak se serbët në vazhdimësi po i mohojnë krimet që kanë bërë në Kosovë’.
“Ideja nuk është vetëm të bëjmë rezolutë, ideja përmes kësaj rezolutë është të bëhen hapa, duhet të shkojmë në Këshill të Evropës dhe Parlament Evropian, ky Komision, duhet të krijohet një Tribunal Ndërkombëtar për krimet serbe. Edhe kjo gjithsesi është në nderin dhe dinjitetin e këtij vendi E keni mohimin e masakrave që po ndodh sot edhe kështu kanë me i mohu edhe mas 5 vjetë të gjitha”, ka thënë Veseli.