Me 67 vota pro, kuvendi i Kosovës mori vendim ta miratojë mocionin procedural për shtyrjen e shqyrtimit të parë të Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare.
Kjo shtyrje për këtë projektligj, është bërë për shkak se nuk pati kuorum.
Për këtë projektligj kërkohet të jenë prezent 2/3 e deputetëve që bëjnë pjesë edhe ata të Listës serbe.