Fjalë Kyçe

Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme, ja çka do të diskutohet

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme lidhur me çështjen e kompensimit të orëve të humbura të mësimit gjatë 15 ditëve të grevës së mësimdhënësve të shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë në fillim të këtij viti.

Deputetët nënshkrues kanë kërkuar që Kuvendi të diskutojë mbi situatën e krijuar në arsim pas vendimit të SBASHK-ut për të refuzuar kompensimin e orëve të humbura, përkatësisht së paku 15 njësi mësimore gjatë grevës 3 javore nga 14 janari deri me 1 shkurt 2019

Fillimisht sot Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e 42 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme.

Pas mbledhjes së Kryesisë, në orën 11:00 Kuvendi pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme.