Fjalë Kyçe

Ky analist kërkon nga shteti i tij që t’ia heqë vizat Kosovës

Ky analist kërkon nga shteti i tij që t’ia heqë vizat Kosovës

Adi Cerimagiq është analist në Inicitativën për Stabilitetin Evropian me prejardhje nga Bosnja dhe Hercegovina.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka bërë të ditur se ka aplikuar për vizë në mënyrë që të hyjë në Kosovë.
Cerimagic ka shkruar se Bosnja dhe Hercegovina duhet të tregojë se është e gatshme për raporte të mira me Kosovën.

Në këtë drejtim ai ka kërkuar nga shteti boshnjak që t’i heqë vizat për qytetarët e Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Në Berlin aplikova për vizë në mënyrë që të hyjë në Kosovë. Është koha që Bosnja dhe Hercegovina të tregojë se është serioze në marrëdhëniet miqësore, pajtimin dhe lidhjet rajonale. Duke hequr kërkesat për viza për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar analisti.

Raportet ndërmjet Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, vazhdojnë të mbesin në pikë shumë të ulët.
Një gjë e tillë po vazhdon, sidomos pas vendosjes së taksës nga Kosova për produktet e Serbisë dhe Bosnjës.

Në anën tjetër, shteti i Bosnjës nuk ka lejuar asnjëherë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.