Një grua është duke u përballur me një çrregullim misterioz, i cili i ka shkaktuar rritje të pakontrolluar të gjoksit, shkruan The Sun.
Lamphrai Srinuan e kishte vërejtur ënjtjen e gjoksit për herë të parë para 3 viteve. Mirëpo me kalimin e kohës gruaja nga Tajlanda tregon se gjoksi i saj kishte filluar të marrë përmasa ekstreme. Ajo është duke u përballur me dhimbje të krahut, shpinës dhe qafës si pasojë e peshës së madhe të gjoksit.
Pas ekzaminimeve doktorët nuk kishin vërejtur shenja të ndonjë tumori, dhe e kishin lënë 46-vjeçaren pa asnjë diagnozë të saktë. “Është shumë e vështirë për mua të ulem, të ecë apo të shtrihem”, tha 46-vjeçarja. “Gjoksi është duke u rritur vazhdimisht”, shtoi ajo. Ajo është shumë e brengosur për jetën e saj, për shkak se kjo gjendje i ka pamundësuar asaj të punojë dhe të lëvizë lirshëm.
Ajo shpreson se dikush ka dëgjuar për këtë çrregullim dhe do t’i ndihmojë në shërimin e saj. Çrregullimi i tillë ka simptoma të ngjashme me Hipertrofinë. Hipertrofia është një formë e gjigantomastisë, që është një çrregullim i rritjes së pakontrolluar të qelizave.