Kualifikimi i Ajax në atë ndeshje të madhe ndaj Real Madrid ka bërë bujë të madhe, aq sa lojtarët e klubit holandez janë në qendër të vëmendjes nga klubet më të mëdha në Europë, shkruan GazetaAlo.
Mbrojtësi Matthijs de Ligt është ndër emrat më të nxehtë, për të cilin interesohen shumë klube, ndër to edhe Barcelona.
Presidenti “blaugrana”, Josep Maria Bartomeu foli sot për një program në Katalonjë ku theksoi se emri i de Ligt është në listën e tyre.
“Do të flasim me të nga mesi i marsit, kohë në të cilën do të marrim vendimin, sigurisht që emri i tij është në tavolinë”, tha Bartomeu për radion “Ser Catalunya”.
Për kapitenin 19-vjeçar Barcelona duhet të bëjë sërish një betejë të fortë, pasi klube si PSG, Manchester City e Milan interesohen për të. Mirëpo,vullneti i talentit do të jetë përcaktues, ashtu siç ndodhi në rastin e Frenkie De Jong./GazetaAlo