Fjalë Kyçe

Ky dyshohet se ishte motivi i vrasjes së dy zyrtarëve të PDK-së në Pejë

Ky dyshohet se ishte motivi i vrasjes së dy zyrtarëve të PDK-së në Pejë

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se familja Ademaj kishte probleme të mëhershme me familjen Kadrijaj dhe sipas informatave jozyrtare të dy viktimat janë takuar sonte për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjet e mëhershme.

Ai nuk ka dhënë detaje se cfarë problemesh kanë pasur, por që ka thënë se kjo nuk ndërlidhet me motive politike.

“Është një rast tragjik që ka ndodhur në qytetin e Pejës, janë vrarë dy djem të rinj. Nga informatat e para që i kemi ka qenë një konflikt momental, por që ka qenë edhe më i hershëm dhe ngjarja ka ndodhur para shtëpisë së vëllezërve Ademaj. E kanë pasur një konflikt të më hershëm dhe sonte janë takuar për të zgjidhur problemet mes tyre. Kanë qenë në lokalin e familjes Ademaj”, ka thënë Muhaxheri për Kanal 10.