Arya Permana është 10-vjeçari më i shëndoshë në botë dhe peshon 192 kilogramë. Historia e këtij fëmijë 10 vjeç është sa e çuditshme aq edhe e trishtë, shkruan Gazeta Metro.
Në vitet e para të jetës së tij ai ishte normal por më pas oreksi nisi t’i shtohej duke marrë këto përmasa gjigande. Ai nuk mund të kryejë asnjë aktivitet fizik momentalisht dhe e ëma e shoqëron sa herë ka nevoja personale.
“Nuk di çfarë të bëj me të. Mjekët nuk më kanë dhënë asnjë shpresë se si të ndaloj shëndoshjen e tij”, thotë ajo.
Arya ha pesë vakte në ditë, kryesisht me oriz, peshk dhe biftek.
“Kam provuar t’i ndërpres vaktet, por ishte e kotë. Ai vazhdonte të shëndoshej.
Aktualisht konsumon dyfishin e vakteve që ha një person i rritur”, thotë Rokayah, nëna e tij.
Ajo thotë se me këto ritme i biri po shkon drejt të pashmangshmes, vdekjes së tij, dhe ajo nuk ka çfarë të bëjë për këtë.