Ka ndërruar jetë edhe personi i tretë në aksidentin i cili ndodhi në natën e Vitit të Ri, në fshatin Pehunë të Podujevës.
Shemsi Selimi, 44 vjeçari është personi i radhës i cili nuk mundi t’i përballoje plagëve të marra nga aksidenti i 31 dhjetorit.
Gjashtë ditë më parë nga i njëjti aksident vdiq edhe vajza e Shemsiut, Alberina Selimit.
Alberina Selimi ka ndërruar jetë pas 14 ditëve tretman në QKUK. Plagët e rënda që pësoi 11 vjeçarja ditën e 31 dhjetorit të vitit që lamë pas ishin të papërballueshme,insajderi.
Nga po i njëjti aksident më 31 dhjetor të 2018-s ka vdekur edhe Dardane Murtezi Ademi. 32 vjeçarja ka lënë prapa dy fëmijë, një djalë e një vajzë.
Muajt e fundit është shënuar ngritje e numrit të aksidenteve në komunikacion. Policia e Kosovës u ka bërë apel shoferëv, që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.