Kosovari Vehbi Shabani nga fshati Shtedim i Podujevës është viktima që humbi jetën në aksidentin e djeshëm në Bullgari.
Sipas mediave në Bullgari, burri po ngiste autobusin në momentin e aksidentit, shkruan Reporteri.net.
I ngarkuari i përkohshëm me punë në ambasadën e Kosovës në Sofje, Delfin Pllana, ka njoftuar se në kombi-bus ishin edhe katër kosovarë të tjerë.
Njëri prej tyre u plagos rëndë dhe u shtri në Repartin e Neurokirurgjisë të Spitalit Haskovo.
Dy të tjerët u ekzaminuan dhe u lanë për trajtim në shtëpi.
Arsyet e aksidentit ende nuk janë sqaruar.