Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka kërkuar falje pas festimit kontraversal mbrëmë ndaj Juventusit, duke thënë: “E kam bërë me zemër”.
Simeone vendosi duart tek organi gjenital derisa ishte duke e festuar golin e Jose Maria Gimenez në fitoren, 2:0 kundër Juventusit mbrëmë.
“Nuk ishte veprim i duhur, e pranoj, por e bëra sepse kështu u ndjeva”, tha Simeone.
“E kam bërë edhe si lojtar te Lazio dhe e bëra prapë. Dua të kërkoj falje nga ata që u ndjen ofenduar”, tha argjentinasi.
Përveç Gimenez, edhe Diego Godin shënoi mbrëmë për fitoren kundër Juventusit në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
Ndryshe, Atletico nuk e ka fituar kurrë këtë garë, teksa i ka humbur dy finale dhe një gjysmëfinale në gjashtë vitet e fundit.