Fjalë Kyçe

Ky është biznesmeni i arrestuar me zyrtarin e MPB-së e policët për ryshfet

Ky është biznesmeni i arrestuar me zyrtarin e MPB-së e policët për ryshfet

E mëngjesin e së enjtes, tash jo IPK, por Policia e Kosovës mori një aksion në lidhje me këtë çështje.

Policia e Kosovës arrestoi një zyrtar të lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, saktësisht kryeinspektorin e Agjencinë e Regjistrit Civil dhe një rreshter që punon në Departamentin për Hetimet e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit.

E Policia e Kosovës njoftoi që bashkë me ta, të dyshuar për ryshfet dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, u arrestua edhe një biznesmen nga Kaçaniku.

Gazeta inFokus nga burimet e saj brenda institucioneve të sigurisë mëson se i biznesmeni nga Kaçaniku që u arrestua e ka emrin Lulzim Berisha.