Fjalë Kyçe

Ky është dënimi për 20 vjeçarin që iu mori jetën dy këmbësoreve me veturë te rruga ‘B’

Ky është dënimi për 20 vjeçarin që iu mori jetën dy këmbësoreve me veturë te rruga ‘B’

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se kanë dënuar me 3 vite e gjashtë muaj burgim 20 vjeçarin Luftrim Musaj i cili goditi dy këmbësore në rrugën B e të dyja nga lëndimet e marra ndërruan jetë.

“I akuzuari L.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vitesh e 6 (gjashtë) muaj për veprën penale Rrezikim i trafikut publik nga neni 378 par. 9 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të akuzuarit në dënimin e shqiptuar do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 22.10.2018 e deri më tani, ndërsa i ndërpritet masa e paraburgimit dhe i njëjti lirohet që të mbrohet në liri nga data 04.03.2019”, kanë bërë të ditur nga Gjykata Themelore në Prishtinë përmes një komunikate për media.

I akuzuari Luftrim Musaj është akuzuar nga Prokuroria pasi që me datë 22.10.2018, rreth orës 16:10, në rrugën B – afër “Royall Mall” në Prishtinë, duke drejtuar veturën e tij të tipit “BMW”, kishte shkelur Ligjin mbi trafikun publik dhe kishte vënë në rrezik jetën e njerëzve nga pakujdesia, në atë mënyrë duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe duke mos ju dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vend kalimin për këmbësor, i kishte goditur këmbësoret L.A dhe F.R e si pasojë e lëndimeve të
marra tani të ndjerat kishin ndërruar jetë në QKUK-ë.