Fjalë Kyçe

Ky është dënimi unik që merr një person në Prishtinë

Ky është dënimi unik që merr një person në Prishtinë

Një person në Prishtinë sot shpallur fajtor dhe është dënuar me tre vjet e pesë muaj burgim për shkak se në qershor të vitit të kaluar e kishte sulmuar fizikisht ish partneren e tij.

Këtë vendim gjykata e ka cilësuar si një dënim unik.

“I akuzuari me inicialet B.B pasi e kishte kthyer vajzën e tyre të përbashkët tek SH.A, në prezencë të vajzës së tyre i kishte kërkuar të dëmtuarës që të hynte në veturë, dhe kur ajo kishte refuzuar, ai ka dalë nga vetura, e ka kapur dhe tërhequr zvarrë për flokësh dhe duke e goditur ka arritur që ta fuste në veturë, duke e dërguar më pas në një rrugicë ne lagjen Dragodan. Aty ai e ka kanosur me fjalët “ose do të jetojmë që të tre, ose do të vdesim”, thuhet në komunikatën për media të Gjykatës Themelore në Prishtinë.