Fjalë Kyçe

Ky është destinacioni që ka zgjedhur Shyhretja për pushime

Ky është destinacioni që ka zgjedhur Shyhretja për pushime

Shyhrete Behluli është këngëtarja e madhe e muzikës popullore e cila çdo herë komentohet për të gjitha hitet që arrin ti sjell skenës muzikore për vite me radhë.

Ani pse ka një karrierë të gjatë në skenën muzikore Shyhretja ende mbetet si këngëtarja më e kërkuar në trevat shqiptare, shkruan Kosovarja.

Shyhretja njihet për jetën e saj luksoze që shpërndan imazhe të ndryshme si në pushime poashtu edhe në përditshmërinë e saj.  Pasi që ka agjendën e ngarkuar me koncerte e ahengje të ndryshme familjare, këngëtarja siç shihet ka vendosur ti kalojë disa ditë pushimi larg Kosovës.

Destinacioni i radhës i pushimeve për këngëtaren është Turqia, vend ky ideal për të pushuar.

Shoqëruesi i saj sigurisht që është bashkëshorti Luli, më të cilin ndau një imazh në rrjetin social.

Të dy po shihen të lumtur, dhe shpresojmë që do kalojnë momente të bukura së bashku.