Fjalë Kyçe

Ky është ekipi më i mirë i dekadës

Ky është ekipi më i mirë i dekadës

Pep Guardiola ditë më parë tha se Barcelona, Bayern Munich dhe Juventus janë tri skuadrat më të mira të dekadës.

Kjo deklaratë ka ngjallur një debat të madh, sidomos nga njerëz të sportit që pëlqejnë Real Madridin.

Sipas tyre, trajneri spanjoll ka anashkaluar sukseset e Real Madridit, ku në pesë vitet e fundit ka fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve.

Por, sipas ‘Mundo Deportivo’, jo Real Madrid, por asnjë skuadër nuk mund të krahasohet me Barcelonën, që në dhjetë vitit e fundit ka fituar 28 tituj, më shumë se kushdo tjetër.

Katalanët kanë fituar shtatë nga dhjet tituj në La Liga, gjashtë trofe të Kupës nga dhjetë, tre tituj të Ligës së Kampionëve, tre tituj të Kupës së Botës për klube dhe trofe të tjerë.

Barcelona lë pas PSG-në që ka fituar 21 tituj, por dihet niveli i ligës ku paraqitën kampionët e Francës.

Bayern Munich renditet në vendin e tretë me 19 tituj.