Fjalë Kyçe

Ky është fshati shqiptar me vetëm 3 familje

Ky është fshati shqiptar me vetëm 3 familje

Në fshatin Ulovë rreth 20 km larg Gramshit, në qarkun e Elbasanit jetojnë vetëm 3 familje, nga 47 që ishin, shkruan Gazeta Metro.

Lëvizjet e shumta demografike të viteve të fundit kanë bërë që këtë fshat ta braktisin shumë familje.

Para viteve ‘90 ky fshat shquhej për rrushin, mollën dhe rakinë, por për shkak të mungesës së infrastrukturës e mungesave të mëdha në ujësjellës, shëndetësi, arsim e shërbime të tjera, shumë prej familjeve u larguan drejt Gramshit, Elbasanit e Beratit.

Të gjitha familjet në fshat kanë qenë një fis. Mbiemri i tyre është Rrodhe.

Pavarësisht se mundësitë janë të pakta dhe familjet jetojnë me blegtori e bujqësi, ata jetojnë mirë. Madje, të krijohet përshtypja se këta banorë në thelb e kanë pranuar faktin se jetojnë në një fshat ku nuk vjen thuajse askush që t’i vizitojë.

Në këtë fshat që ngjason me një “ishull” problemi më i madh është kur dikush sëmuret dhe ka nevojë për mjek. Rruga e largët dhe transporti me gomar ose mushkë vë në rrezik serioz jetën e banorëve.