Kur njëri ndër serialet më të famshme në botë, Game Of Thrones është duke u përgatitur për ta sjellur në treg sezonen e re.
Dikush ka përdorur mjaftë mirë këtë gjë për ta hapur një hotel së bashku me restorant, në atë mënyrë që klientët ta përjetojnë Game Of Thrones
Hoteli është në Lapland, dhe i lejon fansat e këtij seriali të qëndrojnë në hotelin eskimez për një natë. Nëse nuk keni problem temperaturat -0C aty janë 16 dhoma për të zgjedhur dhe secila ka një skulpturë karakteristike të bazuar nga ky serial, raporton The Sun.
Dhomat ne Hotelet e Lapland janë krijuar duke përdorur 20 milionë kg bore dhe 350,000 kg të akullit natyral.
Mysafirëve u jepet një diplomë pasi të kalojnë natën në këtë hotel. Hoteli gjendet ne qytetin e Kitilës, vetëm 90 minuta nga Helsinki me aeroplan, shkruan Insajderi.
Hoteli do të qëndrojë hapur deri me 21 Prill, dhe një dhomë akulli kushton 320€ për një natë.
Nëse një natë është shumë për të qëndruar, ti mund të paguash 17.50€ vetëm për të eksploruar hotelin dhe restorantin.