Fjalë Kyçe

Ky është i dashuri i Morena Tarakut

Ky është i dashuri i Morena Tarakut

Mediat në Turqi tërë vëmendjen e kanë te këngëtarja e modelja kosovare Morena Taraku.

Sipas raportimeve të tyre, ajo është në lidhje dashurie me këngëtarin e njohur turk Berdan Mardini.

Pretendohet se lidhja me Morenën vije pas përfundimit të martesës 10-vjeçare të Mardinit, transmeton Indeksonline.

Madje, mediat atje thonë se Mardini i ka thënë rrethit të tij të ngushtë se ndjenjën e dashurisë e ka përjetuar vërtetë te Morena.

“Ndjenjen e dashurisë e kam përjetuar vërtetë te Morena. Jam shumë i lumtur që jam me të dhe gjeta sërish jetën me të”.

Ditë më parë Berdan Mardini festoi ditëlindjen e 43-të, teksa u zbulua se organizimin surprizë e ka organizuar Morena Taraku.

Thuhet se Mardini dhe Morena janë fqinjë me njëri-tjetrin.