Fjalë Kyçe

Ky është i lënduari që vdiq pas aksidentit të autoambulancës, ishte punonjës i QKMF’së në Gjakovë

Ky është i lënduari që vdiq pas aksidentit të autoambulancës, ishte punonjës i QKMF’së në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka vdekur njëri prej pesë të lënduarve në aksidentin që ndodhi dje mes një veture dhe një autoambulance, që po transportonte të lënduarit nga një vetëaksident.

I aksidentuari që ka vdekur është Skofiar Gjini, i cili ishte punonjës i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, shkruan Express.

Lajmin e ka bërë të ditur kolegu i tij, Musë Gjergjaj.

“Ne aksidentin e ndodhur dje ku kane qene te lenduar 3 kolegë tonë, punonjes të QKMFse të cilët u aksidentuan gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Sot, njeri nga ta miku dhe kolegu im Skofiar Gjini duke mos iu bërë më ballë plagëve paska ndërruar jetë.

Keto janë momente pikëllimi per të gjithë ne por sidomos për familjen Gjini, ne jemi krenar dhe me fat qe patem nje koleg si Skofiari qe e deshti aq shume punen”, ka shkruar Gjergjaj.