Fjalë Kyçe

Ky është i moshuari që u mbijetoi tri luftërave

Ky është i moshuari që u mbijetoi tri luftërave

Pa asnjë moshatar në rrethin e tij plaku Maliq Haliti nga Dremjaku i Ferizajt po e kalon pleqërinë me vullnetin që thotë se e ka karakterizuar gjithmonë. Ai tregon se si mbijetoi në tre luftëra, shumë raste të qëndrimit në mal e ushqimin në tre vakte vetëm me bukë misri.

Ai thitë se sfidat nuk i shkurtojnë jetën askujt. Mënyra e jetesës, ushqimi natyral dhe zemra e shëndoshë, thotë ai, mundëson një shekull jetë.

“100 vjet i kam mbush e tash veç po e pres vdekjen”, thotë ai. “Kam qejf hala me jetu por i lumi Allah qysh e ka shkru”, tha ai për RTV21.

“Në luftë kam qenë partizan, kam shkuar në Bosnje këmbë nëpër borë”, tregoi ai. Maliqi në bazë të dokumentacionit që ka tashmë ka mbushur 100 vjet.