Fjalë Kyçe

Ky është i riu që u arrestua pasi ndaloi veturat me alarm të Policisë

Ky është i riu që u arrestua pasi ndaloi veturat me alarm të Policisë

Policia sot ka arritur ta arrestojë personin që mbrëmë i ndalte qytetarët në autostradë me alarm të Policisë dhe u paraqit si polic.

Burimet e indeksonline kanë njoftuar se i dyshuari që është arrestuar është Albion Shabani.

I njëjti është dërguar në mbajtje sepse ka kryer veprën “Prezantim i rremë si person zyrtar”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.