Fjalë Kyçe

Ky është kapaciteti i stadiumit ‘Rexhep Rexhepi’ ku do të luhet për titullin Kampion

Ky është kapaciteti i stadiumit ‘Rexhep Rexhepi’ ku do të luhet për titullin Kampion

Feronikeli dhe Prishtina do të përballen nga ora 16:00 në derbin e vitit të futbollit kosovar, shkruan GazetaAlo.

Kjo sfidë do të vendos edhe për titullin Kampion i IPKO Superligës.

Feronikeli është në pozitën e parë me 77 pikë, ndërsa Prishtina e dyta me dy pikë më pak se “Nikli”, pra 75.

Të dyja skuadrat kanë bërë shumë në këtë kampionat që të shpallen kampione dhe mu ky fakt ka bërë që ato ta kërkojnë titullin në ndeshjen e fundit, që të sot zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, aty ku numri i tifozëve do të jetë shumë i kufizuar, pasi, siç bëhet e ditur, kapaciteti i këtij stadium është shumë i vogël, i cili në tribuna mund të zërë vetëm 2 mijë veta.

Feronikeli – Prishtina luhet nga ora 16:00. /GazetaAlo