Fjalë Kyçe

Ky është linku ku mund ta shihni nëse jeni regjistruar nga punëdhënësi

Ky është linku ku mund ta shihni nëse jeni regjistruar nga punëdhënësi

Secili punëtor mund ta verifikojë nëse është i regjistruar nga punëdhenësi dhe nëse i njejti është duke ua paguar tatimet.

Adiminstrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se të gjithë punëtorët mund të verifikohen përmes këtij linku: https://apps.atk-ks.org/regemployer.

Në rast se shohin se punëdhënësi nuk ua paguan tatimet, atëherë punëtorët kanë të drejtë ta raportojnë atë në ATK.

ATK gjithashtu ka njoftuar se janë identifikuar 2 mijë e 183 punëtorë pa kontrata pune.