Fjalë Kyçe

Ky është menaxheri i ri i Kidës

Ky është menaxheri i ri i Kidës

Para disa muajve u bë e ditur se këngëtarja shumë e dashur për publikun, Kida është shkëputur nga kompania “On Records”, por lindën polemika se nën menaxhimin e kujt do të kaloj tani.

Edhe pse u tha se ajo do të vazhdonte karrierën si këngëtare e pavarur, nuk del të jetë kështu, sepse në një emision u zbulua se Kida tashmë ka gjetur një menaxher të ri, ndërsa emri i tij tashmë është shumë i njohur.

Menaxheri i saj do të jetë Faton Shoshi, me të cilin vetëm disa javë më parë, këngëtari Ledri Vula shkëputi marrëdhëniet e punës me Fatonin, ndërsa pritet që reperi të sjellë shumë shpejt një bashkëpunim me Kidën.