Mbrëmë reperi Feronit Shabani i njohur në publik me nofkën “Fero” është përfshirë në një përleshje fizike gjatë performancës së tij në një klub nate në Mitrovicë.
Nëpër videot e publikuara në media dhe në rrjetet sociale, reperi shihet duke u përleshur fizikisht me disa persona të tjerë.
Pas këtij rasti, një person ka reaguar në Instagram, i cili duket se ishte përfshirë në rrahjen e mbrëmshme në Mitrovicë, shkruan Gazeta Express.
Personi në fjalë është Niki Hajredini, i cili në Instagram ka emrin @1keyy_official – dhe që sipas biografisë aty, shihet se ai është një reper urban nga Mitrovica.
Ai ka publikuar një shkrim në storjen e tij në Instagram, duke u kërkuar falje pronarëve të diskotekës për përleshjen – dhe gjithashtu ka treguar se ka pasur probleme edhe më herët me Feron.
Ky është mesazhi i tij: