Fjalë Kyçe

Ky është burri që pretendon se pirja e urinës bëri që flokët e tij të rriten përsëri

Ky është burri që pretendon se pirja e urinës bëri që flokët e tij të rriten përsëri

Një njëri i cili u inkurajua që të pijë urinën e tij nga e dashura për qëllime shëndetësore ka thënë se kjo ka ndikuar në rritjen e flokëve të tij.

Brian Offenburger, 56 vjeçar filloi një lidhje me një grua 30 vjeçare, dhe kurrë nuk ka menduar që ndonjëherë do të pi urinën e tij.

Por kur e takoi Rubin i ndryshoi tërësisht mendimi, kur ajo i tregoi se pirja e urinës mund të i ndihmoj personave që ju bien flokët, dhe ajo vet ka qenë duke e praktikuar këtë që kur ishte 19 vjeçare, raporton “Unilad”.

Ajo tregoi që përveç që ka ndihmuar për rritjen e flokëve, po ashtu ajo e ka praktikuar atë edhe në fytyrë për përmirësimin dhe për shëndetin në përgjithësi, dhe pretendon që asnjë medikament dhe krem nuk ka ndihmuar siç ka ndihmuar pirja e urinës, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, kjo metodë nuk është rekomanduar asnjëherë nga asnjë mjek dhe profesionistë dhe nuk dihet se a ka ndikim për të mirë apo të keq, përkundrazi të pretendimeve të disa personave si këta të fundit.