Një grup i grave dhe fëmijëve kanë mbërritur mbrëmë në Kosovë.
Mediat raportojnë se janë rreth 100 familjarë të xhihadistëve të cilët kanë mbërritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Të njëjtit janë larguar nga aeroporti nën përcjelljen e Policisë së Kosovës. Janë dërguar në Vranidoll, konkretisht në Qendrën e Azilkërkuesve.