Fjalë Kyçe

Ky është numri i veturave të konfiskuara nga Policia e Kosovës për 11 muaj

Ky është numri i veturave të konfiskuara nga Policia e Kosovës për 11 muaj

Policia e Kosovës po vazhdon me operacione të mëdha në tërë vendin që po rezulton me të arrestuar e konfiskime.

Kështu, po konfiskohen edhe vetura të shumta të llojeve të ndryshme.

Për 11 muaj (janar-nëntor) Policia e Kosovës ka konfiskuar 60 vetura.

Kështu bëhet e ditur në një përgjigje për Indeksonline nga PK.

Në janar u konfiskuan 5 vetura, në shkurt 3, në mars 2, në prill dhe në maj nga 3, në qershor 8, në korrik 7, në gusht 9, në shtator 4, në tetor 9 si dhe në nëntor 7.

Konfiskimi i të gjitha këtyre veturave u bë për shkaqe nga më të ndryshmet.